Muriqi fantastik, i jep fitoren Mallorca-s dhe bëhet pjesë e historisë (video)

Muriqi fantastik, i jep fitoren Mallorca-s dhe bëhet pjesë e historisë (video)

9 Nëntor 2025 20:27 Telesport Mallorca ka fituar 1-0 ndaj Getafe, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 13-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Mojica, Muriqi nuk kishte si të gabonte para portës dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i gjashtë për sulmuesin dardan në këtë sezon në La Liga. Me golin e shënuar sot, Muriqi ka shkruar emrin e tij me gërma të mëdha në historinë e Mallorca-s, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij klubi me 40 gola. Vendi i parë mbahet nga Samuel Eto me 54 gola dhe vendi i dytë nga Juan Arango me...