Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Aksident tragjik në Peqin-Rrogozhinë/ Automjeti përplas për vdekje një grua
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga 58-vjeçari D.K., banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, duke goditur këmbësoren M.K., 82 vjeçe, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.