Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbyllja e votimeve/ Kreu i KQZ, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka dhënë detajet e fundit mbi procesin. Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai shtoi se numërimi do të nisë sonte në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë nesër në mesditë. “Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22 do...