Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“I kanë bërë llogaritë para se të bëheshin votimet”/ Zgjedhjet e pjesshme, reagon Shkarpa: U përballa me një shtet…
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, i ftuar në një studio televizive deklaroi mbrëmjen e sotme se fatkeqësisht jemi një vend diktatorial në demokraci. “Nga njëra anë trumbetohet se kemi demokraci, dhe nga ana tjetër përdoren të tëra situatat, të gjitha intimidimet, shteti është një shtet që sot kam një muaj që luftoj me një shtet të fortifikuar dhe hipersonik. Një shtet që vë në aktivitet të gjithë patronazhistët e tij, administratën për të kanalizuar qëllimet e tyre. Këta intimiduan të gjithë popullin e Beratit, të gjithë votuesit, i kanë bërë llogaritë para se të bëheshin votimet”, u shpreh Shkarpa.