Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria: Tre të ndaluar për veprat penale kundër të drejtave të votimit
Rreth 80 prokurorë dhe pjesëtarë të personelit të institucionit të akuzës ishin të angazhuar sot në mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Shtetit ka pranuar disa informacione gjatë ditës, të cilat pas verifikimit nuk kanë rezultuar problematike, përveç dy rasteve që përmbajnë elemente të veprave penale kundër të drejtave të votimit. Rasti i parë është evidentuar në komunën e Fushë Kosovës, ku dy persona dyshohen për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, të sanksionuar nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Rasti tjetër është...