Kosovë: Zgjedhjet, proces i qetë dhe pa incidente serioze

Kosovë: Zgjedhjet, proces i qetë dhe pa incidente serioze

Kosova E Diel, 9 Nëntor 2025 19:46 Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë është zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe të sigurt, pa incidente serioze që mund të kishin cenuar integritetin e procesit. Policia e Kosovës ka zbatuar me sukses planin operacional të parashikuar për balotazhin 2025, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas votimit në të gjitha komunat e përfshira. Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Procesi zgjedhor deri në këtë fazë ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze,” thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës. Plani operacional përfshinte masa të shtuara sigurie në qendrat e votimit, monitorim të vazhdueshëm të...