Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekje një këmbësore 82 vjeç. Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Kavajë / Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.