Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pjesëmarrja në 5 bashki 18.4%, a quhet i suksesshëm procesi zgjedhor? Celibashi: Nuk i bën zgjedhjet jo legjitime
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat rreth një orë pas mbylljes së qendrave të votimit në të pesta bashkitë e vendit, ku u zhvilluan këtë të dielë zgjedhjet e pjesshme lokale. Celibashi tha se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar problematika. Ai po ashtu bëri me dije se procesi i numërimit do të nisë në orën 22:00 dhe deri para mesditës së të hënës mund të kemi emrin e kryetarëve të rinj të bashkive të Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut. “Nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimi është kryer 100 % nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit, ka nisur procesi i dorëzimit të përgatitjes të bazës...