“Në Tepelenë do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe rezultatit edhe nëpërmjet AI”, Celibashi: Numërimi do të nisë në 22:00

“Në Tepelenë do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe rezultatit edhe nëpërmjet AI”, Celibashi: Numërimi do të nisë në 22:00

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki. Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai tha se në Tepelenë krahas numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. “Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit. Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit...