Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Ja kur do të nisë numërimi i kutive dhe kur pritet të shpallet rezultati
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se procesi i numërimit të kutive do të nisë rreth orës 22:00. Në një konferencë për mediat, Celibashi nënvizoi se rezultati final për të pesta bashkitë, duhet të shpallet ditën e nesërme para mesditës. “Rreth orës 22:00 do të fillojë numërimi dhe para mesditës së nesërme të përfundojë numërimi për të 5 bashkitë”, u shpreh kreu i KQZ-së. Këtë të diel në 5 bashkitë e vendit, Cërrik, Tepelenë, Vlorë, Mat dhe Berat janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme vendore. Pjesëmarrja në të 5 bashkitë ka qenë e ulët, por qarku që ka pasur qytetarët më “indiferentë” ka qenë Vlora. Në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente, përveç denoncimit të bërë nga kandidati i opozitës në Cërrik,...