Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mbyllet votimi në 5 bashkitë/ Pjesëmarrje tepër e ulët, Vlora “braktis” kutitë
Orari zyrtar i votimit në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale ka përfunduar në orën 18:00 në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë. Qendrat e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që procesi të përfundojë në 18:00, një orë më herët se zakonisht, për shkak të stinës. Të dhënat e fundit të KQZ-së tregojnë një pjesëmarrje relativisht të ulët, rreth 17,9%, duke reflektuar interesin e kufizuar të qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Rekord mban qyteti i Vlorës ku nuk kanë dalë të votojnë më shumë se 12.37 për qind e atyre që kishin emrin në listat e votimit. Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 40%. Kandidatët në garë Në...