Një Partizan heroik në pjesën e dytë ndaj Teutës, çfarë fitoreje nga të kuqtë. Egnatia bie në “Elbasan Arena”

Një Partizan heroik në pjesën e dytë ndaj Teutës, çfarë fitoreje nga të kuqtë. Egnatia bie në “Elbasan Arena”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të në Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, edhe pse në avantazh të dyfishtë, Teuta është mundur 2-3 në fund nga Partizani. Durrsakët gjetën golin e parë në minutën e 32-të me një aksion të shkëlqyer, Toli asiston për Fadairo, ky i fundit dërgon topin në zonë, aty ku ishte Xhoel Macolli, i cili shkundi rrjetën me një goditje klasi. Festë e madhe te “Djemtë e Detit”, ku nga gëzimi shihet duke çaluar trajneri Enkelejd Dobi. Në minutën e 39-të, Ardit Toli shënon direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Teutës. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Teutën. Pjesa e dytë ishte vërtet e bukur në “Niko Dovana”. Në minutën e 58-të, kolumbiani...