Vendoret e pjesshme, mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë e vendit

Vendoret e pjesshme, mbyllet procesi i votimit në 5 bashkitë e vendit

Në 5 bashkitë e vendit, Cërrik, Tepelenë, Vlorë, Mat dhe Berat është mbyllur procesi i votimit. Qendra e votimit janë hapur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe kanë qëndruara të hapura deri në orën 18:00. Pjesëmarrja në të 5 bashkitë ka qenë e ulët, por qarku që ka pasur qytetarët më “indiferentë” ka qenë Vlora. Ndërsa Tepelena ka pasur pjesëmarrjen më të lartë, krahasuar me 4 bashkitë e tjera. Në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente, përveç denoncimit të bërë nga kandidati i opozitës në Cërrik, i cili u shpreh se para qenrave të votimit kishte persona të paautorizuar që intimidonin qytetarët. Këto deklarata u hodhën poshtë nga policia, e cila tha se shkoi në QV dhe nuk gjeti asnjë person...