LIVE/ Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrja tepër e ulët. Të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit, Vlora ‘rekord’ negativ

LIVE/ Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrja tepër e ulët. Të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit, Vlora ‘rekord’ negativ

Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë patën të drejtën e votës dhe shprehjes së vullnetit të tyre të lirë, ndërsa qendrat e votimit u hapën në ora 07:00, edhe pse në disa prej tyre pati vonesa. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Në Vlorë numri i qytetarëve që mund të votonin në 232 qendra votimi ishte 171.895. Në Tepelenë me të drejtë vote ishin 12.667 qytetarë, në 22 qendra votimi. Në Mat ishin 29.092 qytetarë me të drejtë vote,...