Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vlora thyen rekordin negativ, Beharaj: Pjesëmarrja në votime bie në nivele historike
Procesi i votimit për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës është mbyllur duke shënuar një pjesëmarrje historikisht të ulët. Deri në orën 17:00, kur u mbyllën zyrtarisht qendrat e votimit, pjesëmarrja ishte vetëm 11.84%, një rënie drastike krahasuar me 21% të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme. Me mbylljen e procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe kanë nisur të dërgohen drejt katër Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në qytet, ku do të bëhet edhe numërimi i votave. Konkretisht, KZAZ-të janë vendosur në shkollat “Ali Demi” dhe “Ismail Qemali”, si dhe dy të tjera në Pallatin e Sportit. Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj tha se, “një incident u shënua pasdite në Pallatin e Sportit, një nga qendrat kryesore të numërimit, ku pati një...