Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ora e fundit e votimit/ KQZ: Pjesëmarrja deri në 17:00 në 5 bashki, 18.55 %
Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse. Këto zgjedhje të pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhes në Vlorë.