Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, EULEX monitoron sigurinë me KFOR-in dhe policinë

Këtë të dielë në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë për kryetarë komunash. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka njoftuar se njësitë e tij janë në terren për të monitoruar situatën e sigurisë. Sipas shefit të Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, njësitë janë duke patrulluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. “Ndërsa Kosova mban zgjedhjet e balotazhit për kryetarë komunash, Njësitë e Policisë së Formuar Rezervë dhe Njësitë e Policisë së Formuar të EULEX-it janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Barbano. Ai shtoi se qëllimi i pranisë së EULEX-it është që çdo votues me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm të drejtën e tij...