Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

Avokati publikon pamjet e makinës së qytetarit të Kosovës që u rrëmbye nga Xhandarmëria e Serbisë

Avokati serb Ivan Niniq ka publikuar në platformën ‘X’ pamje të veturës së shkatërruar të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos fundjavën e kaluar nga forcat e xhandarmërisë serbe, në rrethana ende të paqarta pranë fshatit Jelakce. Sipas raportimeve, Vukashinoviq është dërguar me urgjencë në një spital në Nish, ku po lufton për jetën. Niniq, përmes postimit të tij, ka deklaruar se “Vukashinoviq është qëlluar padyshim me një plumb serb, si një kafshë”. Avokati akuzon autoritetet serbe për dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm, duke i bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë. “Makina e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, ndërsa komunitetit ndërkombëtar të reagojë,...