Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E dimë shumë mirë se kush janë vrasësit e zgjedhjeve në Shqipëri”/ Procesi zgjedhor, Çollaku: Është një tregues se…
Për gazetarin Basir Çollaku pjesëmarrja tejet e ulët në votimet e kësaj të diele në 5 bashki të vendit është tregues i qartë se çfarë klime ekziston në vend. “Është një tregues se në çfarë momenti vijnë këto zgjedhje duke parë edhe projeksionet e rezultateve me këto shifra duket më e favorizuar e majta, pasi pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe kjo e sotmja është dhe tregues që ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit. Por duhet parë deri në fund dhe duhet ndjekur hap pas hapi se çfarë ka ndodhur dhe si kemi arritur deri këtu. Ajo çfarë shikoj në këto zgjedhje në këtë 9 nëntor ne e dimë shumë mirë se kush janë vrasësit e zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Çollaku.