Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qendra në Dukat dy orë pa asnjë votues! Edhe njëri që shkoi, kishte harruar kartën ID në shtëpi
Vlora duket se është një prej bashkive me interesin më të ulët të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që po mbahen këtë të dielë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 8 orë nga momenti kur janë hapur qendrat e votimit, shumica e qytetarëve e kanë bojkotuar procesin duke mos marrë pjesë dhe mos ushtruar të drejtën e tyre të votës. Në qendrën e votimit që është ngritur në shkollën “Hasan Mëhilli” në Dukat, kishte dy orë që nuk kishte shkuar asnjë qytetar për të votuar. Në momentin që një zotëri mbërriti, ai u kujtua se kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi. Edhe pse komisionerët u treguan të gatshëm ta dërgonin në shtëpi me makinë dhe ta risjellin për të...