Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivët dhe një grua

Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivët dhe një grua

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar. Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në krahun e kundërta. Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë. Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhet rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H....