Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
ZGJEDHJET-Vlonjatët më pak të interesuar, Dukati 2 orë pa asnjë votues, qytetari shkon pa kartën e identitetit: Nuk kam fuqi…
PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË- Teksa dy orë ndajnë nga përfundmi i procesit të votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut në 5 Bashki, Vlora vijon me një pjesëmarrje të ulët. Në fshatin Dukat, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Mëhilli”, anëtarët e komisionit raportuan se për më shumë se dy orë nuk ishte paraqitur asnjë votues. I vetmi banor që mbërriti në qendër nuk mundi të votojë, pasi kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi. Megjithëse anëtarët e komisionit ofruan ta ndihmonin për ta shoqëruar me makinë deri në banesë, ai refuzoi, duke thënë se “nuk ka fuqi të kthehet përsëri”. Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votim është 10.68 %. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS garon përballë dy demokratëve, Dionis...