Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Përqindje e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje, partitë në Kosovë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh

Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”. Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites. “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo. Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për...