Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Policia e Elbasanit reagon pas denoncimit të kandidatit për Cërrikun: Nuk po i intimidonte njeri votuesit!
Policia e Elbasanit ka reaguar pas pretendimeve të kandidatit të subjektit “Shqipëria Bëhet”, Oligert Hima, i cili deklaroi këtë të diel se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin votuesit gjatë procesit zgjedhor. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, menjëherë pas publikimit të denoncimit, shërbimet policore kanë shkuar në adresën e dhënë për të kryer verifikimet përkatëse. Nga kontrollet e kryera, nuk janë konstatuar persona të paautorizuar në afërsi të gjimnazit apo të qendrave të votimit. “Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit ‘Tomorr Sinani’ në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas...