Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

Shifrat/ Kjo është pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale deri në orën 16:00

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit vazhdon me një ritëm të ulët pjesëmarrjeje. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në orën 16:00, pjesëmarrja mesatare është 16.47%. Sipas bashkive, situata paraqitet kështu: Bashkia Mat vijon të kryesojë me 37.35% pjesëmarrje, ku kanë votuar 5,681 qytetarë nga 15,211 në listë.Në Bashkinë Tepelenë, kanë votuar 31.52% e zgjedhësve, ose 2,422 nga 7,685 në listë.Bashkia Cërrik regjistron 23.59% pjesëmarrje, me 7,243 votues nga 30,700.Në Bashkinë Berat, deri në orën 16:00 kanë votuar 17.4%, ose 10,779 zgjedhës nga 61,947.Bashkia Vlorë mbetet me shifrën më të ulët, vetëm 11.11%, me 14,705 votues nga 132,358 në listë. Zgjedhjet e pjesshme po zhvillohen për zgjedhjen e kryetarëve të rinj...