Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona-Bayern, betejë e hapur për talentin e Olympique Lyon
9 Nëntor 2025 14:50 Telesport Diario Sport raporton se Barcelona është futur në garë me Bayern për sulmuesin e krahut të majtë, Malick Fofana. 20-vjeçari i Olympique Lyon ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Bayern e kërkoi verën e shkuar, por në fund vendosi të fokusohej te një sulmues qendre (Nicolas Jackson). Performancat e anësorit të Lyon kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të nisin planet për rekrutimin e tij në merkaton e verës. Fofana kushton rreth 30 mln euro, maksimumi 40 mln euro duke përfshirë bonuse.