Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjyqtari agjent? Si e fshehu Sokol Sadushi dosjen, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete
Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese. Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi. Bëhet fjalë për informacionin e institucioneve të sigurisë kombëtare se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Por shkelja nis nga hallka tjetër e rëndësishme siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që për këtë vit drejtohet nga Sokol Sadushi dhe që nuk funksionoi sipas ligjit. I krijuar si një organ kolegjial me 9 anëtarë që duhet të verifikojë kushtet e kandidatëve që konkurrojnë për në kushtetuese, KED...