Premier League/ Sunderland “frenon” Arsenal-in, Chelsea mund Wolves e ngjitet në vendin e dytë

Premier League/ Sunderland “frenon” Arsenal-in, Chelsea mund Wolves e ngjitet në vendin e dytë

Sunderland vazhdon të surprizojë në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ndali Arsenalin në një barazim emocionues 2-2, duke i hequr “Topçinjve” mundësinë për të thelluar diferencën në krye. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Daniel Ballard, por Arsenal reagoi në pjesën e dytë. Bukayo Saka barazoi në minutën e 54-të, ndërsa Leandro Trossard përmbysi rezultatin me një gol spektakolar në minutën e 73-të. Megjithatë, në minutat shtesë, Brian Brobbey riktheu entuziazmin në “Stadium of Light”, duke barazuar shifrat në 2-2. Pas këtij rezultati, Arsenal mbetet në krye me 26 pikë, ndërsa Sunderland ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, duke konfirmuar sezonin e jashtëzakonshëm që po kalon. Në “Stamford Bridge”, Chelsea arriti një fitore të...