Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kush është ai? Heidi Baci merr dhurata romantike nga partneri
Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet tek ndjekësit me disa postime të bëra mbrëmë në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re. Në fotografitë e publikuara, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të. Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet. “Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat. Edhe pse për momentin,...