“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima pretendon se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar zgjedhësit. Në një deklaratë për mediat, ai i bën thirrje policisë së Shteti për të garantuar që vota e qytetarëve të jetë e lirë. “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit. I bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa që të mos intimidohen votuesit dhe vota të jetë e lirë. Duam votë të lirë në bashkinë e Cërrikut. Në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni”-shprehet ai.