Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Akuzohen për dhënie ryshfeti për zgjedhjet, arrestohen 2 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Dy të arrestuarit në Fushë Kosovë akuzohen për veprën penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar...