Ishte shpallur në kërkim pasi kanosi me armë një person, arrestohet në mes të pyllit 42-vjeçari nga Tepelena, çfarë iu gjet me vete

Ishte shpallur në kërkim pasi kanosi me armë një person, arrestohet në mes të pyllit 42-vjeçari nga Tepelena, çfarë iu gjet me vete

Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar...