Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Thyerja e heshtjes zgjedhore, Celibashi: Ligji e parashikon qartë që është e ndaluar
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigjen e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë, tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë qasjen për kategoritë e politikanëve që e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje elektorale ditën e votimit. Celibashi tha se për marrjen e masave, KQZ do të shohë në vijim se sesi do të veprojë. “Është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor saqë nuk ka nevojë përsa i përket kategorive të politikanë ve që në ditën e votimit, e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime, por jo për mbështetje të kandidatëve. Se çfarë do të bëjë KQZ do të...