Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, arrestohet një javë më pas 42-vjeçari në Tepelenë
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës një javë pasi kërcënoi me armë zjarri një 48-vjeçar. Sipas Policisë ai u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan. “Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të...