No Image Available

Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi: Policia të verifikojë pretendimet për personat e paautorizuar pranë QV-ve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në një konferencë për mediat se KQZ-ja ka komunikuar me policinë për të verifikuar pretendimet kur dyshohet se rreth qendrave të votimit ka persona të paautorizuar. Deklaratën ai e bëri pas denoncimit që bëri deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, sipas të cilës janë intimiduar zgjedhësit. Ai tha se lokalet që janë filmuar në Mat nuk kanë lidhje me ndonjë parti politike. “Me përjashtim një apo dy rasteve nuk na rezulton të ketë pasur problematika të tjera në lidhje me këtë çështje. Nga informacionet që ka marrë KQZ, nuk kemi, të paktën për momentin raportime të tilla, pra për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të qendrave të votimit. Ishte një diskutim për në Mat për disa...