“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

“Po intimidohen votuesit para qendrave të votimit”, kandidati i Lapajt nis ankesat

Kandidati i Shqipëria Bëhet për Bashkinë e Cërrikut, Elget Hima, ka denoncuar fenomenin e intimidimit të votuesve në të gjitha qendrat e votimit në këtë bashki. “Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë funksion. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të marrë masa për të mos intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe jo me ndere e favore që u është bërë me favore e ndere nga punonjësit e administratës”, tha Hima në një prononcim për mediat, shkruan A2 CNN. “Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit, kam konstatuar persona që nuk asnjë funksion dhe intimidojnë votuesit. Jam këtu për drejtësi dhe jo për favorizim kundër ligjit”. (