Votohet sot për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, vështirësi në identifikim dhe pjesëmarrje e ulët

Votohet sot për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, vështirësi në identifikim dhe pjesëmarrje e ulët

Ka nisur me probleme procesi i zgjedhjeve lokale në pesë bashkitë e vendit. Janë kryesisht probleme të njohura tashmë, si vështirësia në identifikimin e qytetarëve që shkojnë për të votuar nëpërmjet pajisjes, por edhe ndryshimi i qendrës së votimit, si në rastin e një çifti që vjen nga Italia. Edhe pse me mot me shi, të parët që kanë shkuar për të votuar herët, sapo janë hapur qendrat e votimit, kanë qenë të moshuarit. Sot është vërejtur një pjesëmarrje e ulët në këto zgjedhje të pjesshme në të pesë bashkitë në orët e para të ditës, ndikuar kjo edhe për shkak të motit me reshje. Por, si në çdo zgjedhje, orët e pasdites shënojnë gjithmonë rritje të numrit të qytetarëve që votojnë. Top Channel