“Këto zgjedhje më gjejnë në një detyrë tjetër”/ Ish-kryebashkiaku i Cërrikut: Pjesëmarrja mendoj që do të rritet

“Këto zgjedhje më gjejnë në një detyrë tjetër”/ Ish-kryebashkiaku i Cërrikut: Pjesëmarrja mendoj që do të rritet

Ish-kryetari i Bashkisë së Cërrikut, i cili tashmë është ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka votuar mesditën e kësaj të diele. Ai deklaroi se mendon që pjesëmarrja do të rritet, teksa ftoi banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë. “Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira të nisur më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe tashmë zgjedhjet duken të qeta. Dua t’i ftoj të gjithë banorët e Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht. Pjesëmarrja mendoj që do të rritet”, tha Salla. Top Channel