Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Prej 13 vjetësh në një karrocë me rrota, e reja nga Vlora mesazh qytetarëve: Ejani të votoni si unë
Pa makinë, e shoqëruar nga nëna dhe babai, qytetarja vlonjate në karrocë me rrota zgjedh të shprehë vullnetin e saj me votë. Prej 13 vjetësh në një karrocë me rrota, ajo sot zgjodhi të ushtrojë vullnetin e saj për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit. E pyetur nga media ajo thotë ishte shumë e vështirë që të vinte të votonte ndërsa u bën apel qytetarëve që të votojnë. “Është shumë e vështirë, erdha të votoj, jam që 18 vjeçe në karrocë tani jam 31 vjeç. Erdha me prindërit. Mund të vijnë të votojnë si erdha unë”, shprehet ajo. Në qendrat e votimit thotë se nuk ka as rampa. Tregon se kjo ditë është e rëndësishme edhe për të, për të shprehur vullnetin me votë.