Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër: -arrestuan shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij; -shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre. -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua se kishte bërë një rrethim me rrjetë teli, të cilin e kishte mbushur me inerte dhe e kishte përshtatur si...