Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Legjenda e Real Madridit: “Courtois është Messi i portierëve, asnjë si ai”
9 Nëntor 2025 11:54 Telesport Thibaut Courtois ishte në një formë fantastike në përballjen ndaj Liverpoolit në Anfield, duke u bërë hero i Real Madridit me tetë pritje vendimtare që e mbajtën skuadrën madrilene në lojë. Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje të ngushtë 1-0 për “Los Blancos”, paraqitja e portierit belg u vlerësua lart nga të gjithë pas ndeshjes. Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Santiago Cañizares, nuk i kurseu elozhet për Courtois. “Courtois është si Maradona, Messi apo Cristiano, por në botën e portierëve. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë”. Ai shtoi gjithashtu se, “megjithëse është shumë i gjatë, Courtois lëviz me lehtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, sikur të kishte trupin e një portieri 1.80 metra. Kjo e bën atë unik...