Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë, rekord absolut edhe në basketboll

Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë, rekord absolut edhe në basketboll

Olivier Rioux, 19-vjeçari nga Montreali i Kanadasë, ka hyrë në historinë e basketbollit universitar amerikan si lojtari më i gjatë në histori, me një lartësi prej 2.36 metrash. Djaloshi debutoi me ekipin Florida Gators, gjatë fitores 104-64 kundër North Florida, mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të zjarrta nga publiku, ka raportuar A2. Rioux hyri në lojë dy minuta para fundit të ndeshjes, në një moment që komentatorët e përshkruan si “më i zhurmshmi i mbrëmjes”. Edhe pse nuk arriti të shënojë pikë, prania e tij në parket shënoi një moment historik, duke thyer rekordin që mbahej nga Kenny George dhe Mike Lanier, të dy me lartësi 2.31 metra, shkruan A2 CNN. Pas ndeshjes, Rioux u shpreh: “Ishte ndjesi fantastike. Mbështetja nga të gjithë, në stol dhe...