Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Voton kandidati i PS në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht
Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot. Pasi votoi, në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se vota është një mjet për të kërkuar llogari. “Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë të dalin masivisht në zgjedhje”-u shpreh Florenc Doka. Doka kandidon përballë Eligert Himës dhe Amarildo Hoxhës.