Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend. Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë: Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues. Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues. Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues. Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues. Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues. Top Channel