Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Me fëmijën me vete, kandidati i pavarur në Tepelenë: Dilni votoni…
I shoqëruar nga bashkëshortja dhe me fëmijën e vogël, kandidati i pavarur në Tepelenë Gabriel Guma, votoi në fshatin Luzat. Pasi hodhi votën, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e duhur. “U bëj thirrje të gjithë të dalin të votojnë masivisht. Të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që zgjedhjet këtë herë janë demokratike. Vonesa ka pasur, por incidente jo”-u shpreh ai. Guma kandidon përballë kandidatit socialist Gramos Sako.