Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Celibashi: Procesi i votimit ka nisur normalisht në pesë bashkitë! Në Tepelenë numërimi me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore ka nisur normalisht dhe pa problematika të theksuara. Ai bëri me dije se 81% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, ndërsa pjesa tjetër brenda orës 08:00 të mëngjesit. Celibashi theksoi se procesi po zhvillohet me qetësi, me pjesëmarrje të komisionerëve dhe operatorëve të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërsa nuk janë raportuar pengesa në përdorimin e tyre. Ilirjan Celibashi: Procesi ka filluar normalisht, qendrat e votimit në masën 81% janë hapur në orën 07:00. Vetëm 19% e këtyre qendrave janë hapur ndërmjet orës 07:00 dhe 08:00 të mëngjesit. 34% e komisioneve të QV janë të përbërë me 7 anëtarë,...