Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00

Njoftimi afishuar gabimisht në qendrat e votimit, procesi i votimit mbyllet në orën 18:00

Procesi i votimit për vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ka filluar që në orën 7 në 473 qendrat e votimit, sipas orarit zyrtar, ndërsa votimi pritet të mbyllet në orën 18:00. Në shumë prej qendrave të votimit ka pasur gabim në printimin e materialeve ku afishohet orari i votimit, ku është shkruar se procesi përfundon në orën 19:00, ndërkohë që me ligj kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetor deri më 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00. Prej ditës së djeshme në qendrat e votimit është shpërndarë materiali nga KQZ ku KZAZ janë njoftuar për orarin zyrtar.