Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet vendore, Celibashi: Asnjë problematikë në proces, pjesëmarrja totale deri tani 2.42%
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk është raportuar asnjë problem me pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI). “Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje në lidhje me pajiset e identifikimit elektronik të zgjedhësve PEI. Operatorët e pajisjeve janë paraqitur në qendër, Identifikimi po kryhet me këto pajisje. Nuk kemi transmetim nga 18 qendra votimi. Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë e vendit është 2.42%,” theksoi Celibashi.