Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vlora probleme në procesin zgjedhor/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat
Katër qendra votimi në Vlorë, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00, nuk kanë nisur procesin e votimit. Në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve. Nga ana tjetër komisionet nuk dinë ku kanë regjistrat, ndërkohë që qytetarë që kanë dashur të votonin nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Top Channel