Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Hap pas hapi, ja si votohet për kryetarët e 5 bashkive
Këtë të diel, 9 nëntor 2025 votohet për të zgjedhur kryetarët e bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë një udhëzues mbi mëyrën e votimit, për të qaartësuar të gjithë qytetarët. HAPAT PËR TË VOTUAR: Nëse je zgjedhës në bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë: 1.Paraqitu në Qendrën e votimit me dokumentin e identitetit, pasaportë ose letërnjoftim. 2.Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së votimit. 3.Identifikohu përmes pajisjes së identifikimit elektronik me dokumentin e identitetit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit. 4.Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara emrat e kandidatëve. 5.Shko i vetëm në dhomën e fshehtësisë bashkë...